Në ambientet e Shkollës së Muzikës në Gjilan është mbajtur edicioni i gjashtë i festivalit “Teen Fest Kosova”, një ngjarje tashmë tradicionale që promovon talentet e reja muzikore.

Festivali u organizua nga N.G.O. Defko Production, me mbështetjen e Komunës së Gjilanit, përkatësisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, përcjell Telegrafi.


Në këtë edicion morën pjesë të rinj nga Gjilani dhe qytete të tjera të Kosovës, të cilët sollën performanca artistike me energji, kreativitet dhe pasion për muzikën, përcjell Telegrafi.



Në hapje të festivalit mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin e Kulturës, Rinise dhe Sportit, Kushtrim Zeqiri.

Kryetari Hyseni u shpreh se “Teen Fest” po shndërrohet në një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore të qytetit, duke i dhënë hapësirë të rinjve të shprehin talentin dhe energjinë e tyre.

“Teen Fest Music Festival në edicionin e tij të gjashtë solli edhe këtë vit shumë energji, talent dhe atmosferë rinore në qytetin tonë. Si komunë, mbetemi të përkushtuar të mbështesim iniciativa të tilla që fuqizojnë të rinjtë dhe pasurojnë jetën kulturore të Gjilanit”, deklaroi Hyseni.

Ky festival po konsolidohet si një platformë e rëndësishme për promovimin e kulturës dhe artit tek të rinjtë e Kosovës, duke u bërë pjesë e kalendarit vjetor të aktiviteteve kulturore të Komunës së Gjilanit. /Telegrafi/