Komuna e Podujevës njofton se të premten, më 30 maj, në fshatin Bradash do të fillojë ndërtimi i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Nuhi Gashi”.

Në ceremoninë e vënies së gurthemelit do të marrë pjesë kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.


Ceremonia e gurthemelit do të fillojë në orën 9:00. /Telegrafi/