LAJMI I FUNDIT:

Në Francë botohet vëllimi i parë i romanit “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”

Në Francë botohet vëllimi i parë i romanit “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”

Shtëpia Botues MET në Francë, nën përkthimin e Ardian Marashit, ka botuar vëllimin e parë të ciklit romanesk “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”, të dramaturgut dhe shkrimtarit të njohur shqiptar, Stefan Çapaliku.

“Nga vitet 1960 e deri në vdekjen e Enver Hoxhës; jeta e një familje në një provincë shqiptare; arritja e televizionit të parë dhe antenat e drejtuara kah Jugosllavia dhe Italia; zbarkimi në Hënë i amerikanëve të urryer nga regjimi komunist; konvertimi në islam i Cassius Clayt i ndan katolikët dhe myslimanët në shtetin ku boksi dhe feja janë që të dyja të ndaluara; të rinjtë vriten teksa kalojnë kufirin”, përshkruhet shkurt, në këtë botim, përmbajtja e këtij vëllimi.

Vëllimi romanesk “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”, i takon zhanrit letrar pothuajse të paprekur nga shqiptarët, “Bildungs-roman”. Fjala është për maturimin psikologjik e moral të kryepersonazhit, konfliktin me rrethin dhe kërkimin e përgjigjeve për realitetin nga përvoja dhe ballafaqimet e përditshme.


Ngjarja e pjesës së parë të këtij vëllimi zhvillohet në Shkodër, ku maturimi i autorit ndërlidhet edhe me intelektin dhe humorin shkodran.

Në shqip është botuar edhe vëllimi i dytë, ndërsa së shpejti pritet edhe botimi i të tretit i romanit “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
“Bektashinjtë kishin një lidhje të ngushtë me adhurimin e Krishtit”

“Bektashinjtë kishin një lidhje të ngushtë me adhurimin e Krishtit”

Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjala+
JU KENI LIBANIN TUAJ, UNË KAM TIMIN

JU KENI LIBANIN TUAJ, UNË KAM TIMIN

Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Kulture
MISHI

MISHI

REBELIM

REBELIM

Poezi
Kalo në kategori