Në festimet e tyre për titull - Barcelona përfshinë dy lojtarë që nuk janë më pjesë e klubit

Barcelona e ka fituar titullin e La Ligas për edicionin 2022/23 për herë të parë që nga viti 2019.
Blaugranasit fituan 4-2 në udhëtim te Espanyoli, për t’u kurorëzuar kampion.
Me përfundimin e ndeshjes, filluan edhe festimet e Barcelonës në rrjetet sociale, derisa një postim i tyre ka rënë në sy.
Ajo çfarë ka rrëmbyer syrin e tifozëve është një foto artistike e klubit katalanas me lojtarët që ishin pjesë e këtij rrugëtimi.
Por, në të janë edhe disa lojtarë që nuk janë më pjesë e klubit.
Pierre-Emerick Aubameyang dhe Memphis Depay janë pjesë e fotos, me dyshen që tashmë kanë skuadra të reja.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





































