LAJMI I FUNDIT:

Në Ferizaj, dënohet me mbi 1500 euro biznesi që shpërndau fletushka reklamuese

Në Ferizaj, dënohet me mbi 1500 euro biznesi që shpërndau fletushka reklamuese

Inspektorati i Komunës së Ferizajt, po zbaton me rigorozitet vendimin e pak muajve më parë të të parit të Ferizajt, Agim Aliu që të ndalohet hedhja dhe deponimi i fletushkave të ndryshme reklamuese të bizneseve në hyrjet e objekteve kolektive, rrugë dhe hapësira tjera publike.

Në funksion të kësaj vetëm brenda dy ditësh, një biznes në Ferizaj është dënuar me 17 gjoba mandatore në vlerën 90 euro që në total përfshinë një shumë prej 1530 eurove, për shkak ndotjes së shkaktuar me hedhjen e fletushkave, materialeve reklamuese në hapësira publike, në hyrje të ndërtesave të banimit kolektiv dhe objekteve biznesore.

Inspektorja e mbrojtjes së Mjedisit, Nazlime Sejdiu tha se kjo masë është në harmoni me parashikimin ligjor të legjislacionit të mjedisit dhe rregullave tjera të inspektoratit përmes së cilës mëtohet që të mbahet një mjedis më i pastër.


Ajo tha se pas shqiptimit të dënimeve, në afat ligjor, në rast mos pagese nga ana e biznesit do të ndiqen procedurat përmbarimore.

Inspektorati i Komunës falënderon qytetarët që vazhdimisht po denoncojnë raste të tilla me qëllimin që gjoba të vetëdijësojë ndotësit dhe të krijohet një mjedis sa më i pastër në gjithë territorin e Ferizajt.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori