Në kuadër të aktiviteteve të organizuara në Ferizaj për nder të 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, do të promovohet edhe libri “1981 (vidhe këtë libër)” i Agron Shalës, botuar nga Klubi letrar “De Rada”, që është edhe organizator i këtij aktiviteti promovues.
Ky libër, i katërti me radhë i autorit Agron Shala, me titull intrigues dhe dinamikë rrëfimi që të rrëmben, është një vështrim analitik mbi ngjarjet dhe dukuritë që i kanë dhënë vulën një epoke të historisë kombëtare. Megjithatë, ky udhëkryq historik për autorin shërben vetëm si pikënisje e odisejadës që përshkon shekuj dhe periudha të historisë kombëtare dhe të asaj botërore. Në metodën e tij të veçantë, deduktive për nga natyra, autori ngërthen një varg mënyrash të njohjes së botës, duke nisur nga përjetimi dhe përvoja personale, sjellja e fakteve historike, vlerësimet e mendimet e personaliteteve të shquara të përbotshme mbi ngjarje të caktuara, për të arritur deri tek e sotmja.
Është me rëndësi të theksohet fakti që libri është vlerësuar lart nga publicistë, gazetarë, krijues e studiues nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, si: Lekë Tasi, Dushi Gashi, Daut Dauti (redaktor i librit), Bajram Mjeku, Durim Taçi, Ahmet Selmani, Zyrafete Shala, Salajdin Salihu, Beqir Pushkolli, Agron Halitaj, Arsim Hamiti, Gazmend Bytyçi, Agron Islami mendimet e të cilëve janë përmbledhur në kapitullin e fundit të librit. Krijuesi Salajdin Salihu veç tjerash është shprehur se: “Si lexues, ne kemi ndjesinë se nuk e lexojmë vetëm një libër, por se e lexojmë edhe një kohë. Një kohë për të cilën rrëfehet mjeshtërisht …”, ndërsa sipas recensentit Agron Islami: “Ky libër, para së gjithash, demistifikon koncepte … Demistifikon edhe mentalitetin inferior ndaj çdo dështimi …”. Më tej, piktori dhe shkrimtari Lekë Tasi e vë në spikamë numrin e madh të librave të konsultuar prej autorit që “habit për durimin, por edhe këmbënguljen për të nxjerrë konkluzione sa më objektive …”, ndërkohë që Dush Gashi thekson qasjen unike të autorit në vrojtimin e “fenomeneve socio-politike dhe kulturore në një mënyrë ndryshe nga ato që jemi mësuar t’i lexojmë”.
Thënë në mënyrë të përmbledhur, libri i Agron Shalës është libër i guximshëm, me rrëfim mjeshtëror, stil unik, analizë të thellë dhe jashtëzakonisht i pasur me informacione. Këto veçori vihen në dukje edhe nga redaktori i librit Daut Dauti, studiues i njohur i çështjeve ballkanike, i pranishëm me veprat e tij në publikimet e shtëpive më të njohura botuese në botë. Në parathënien e librit ai thekson se: “Arsyet pse ky libër duhet të lexohet, edhe nëse ‘vidhet’, janë të shumta. Ky nuk është vetëm libër i përshtypjeve të zakonta. Ky është një punim me shqyrtime serioze të një kohe të rëndësishme. Është një vepër arsimuese, mbi të gjitha.”
Promovimi i librit do të bëhet në Galerinë e Arteve në Ferizaj, të mërkurën më 15 shkurt në ora 16:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut
Japonia në Mal të Zi

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Enigma Gorbaçov
Tetë perandorët më të përgjakshëm të historisë së Romës

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi