LAJMI I FUNDIT:

Në dyvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, VV kërkon drejtësi

Në dyvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, VV kërkon drejtësi

Asnjë qytetar nuk mund të jetojë i lirë në Kosovë pa u zbardhur rasti i Astrit Deharit dhe përgjegjësit duhet të ndëshkohen.

Kështu u tha në një tribunë të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në dyvjetorin e vdekjes së aktivistit të kësaj partie, Astri Dehari.


Anëtari i kryesisë dhe deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, ka thënë se Astrit Dehari ishte shembulli i një aktivisti të kësaj lëvizje,  andaj sipas tij kërkesa e të gjithëve për vendosjen e drejtësisë është e pa kompromis.

Ai tha se pa u zbuluar rasti i vdekjes së Astrit Deharit dhe pa u ndëshkuar përgjegjësit, asnjë qytetar nuk mund të thotë se jeton i lirë dhe në një shtet të së drejtës.

“Asnjë zyrtar nuk është ndëshkuar, as për veprimet e as për mosveprimet e tyre, as për shkelje të ligjit, e as për mos zbatim të ligjit Në luftën tinëzare dhe shtypëse ndaj lëvizjes, pashmangshëm që nuk do të mungonin goditjet. Këto goditje regjimi i ka orientuar drejt aktivistëve si Astriti që modelin e aktivistit shembullor ta bëjë shembull të lëvizjes. Astriti jo vetëm që do të arrestohej në mënyrë arbitrare, por dhe në burg do t’i nënshtrohej presioneve të ndryshme”, tha ai, raporton KP.

Ndërsa, shefi  i qendrës së VV-së në Prishtinë, Arben Vitia  tha se Astrit Dehari si ri në VV ka qenë shumë i angazhuar për zhvillim  dhe ndryshime në vend.

“Shqetësim i tij ishte sistemi e në veçanti sektori i shëndetësisë dhe pabarazia që ka pasur ky sistem. Për një 20-vjeçar që ishte në atë kohë, rezonimi i tij karshi këtyre problemeve në këtë sektor ishte i jashtëzakonshëm”, tha Vitia.

Gjatë ditës, në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje u vendos një pikë mobile e transfuzionit të gjakut për dhurimin e gjakut.

Kryetari i kësaj partie,  Albin Kurti tha se kjo iniciativë për dhurimin e gjakut është më e pakta që mund të bëjnë për nder të aktivistit Dehari.

“Sot, me rastin e dyvjetorit të vdekjes së tij, mbytjes së tij në burgun e Prizrenit, më 5 nëntor të vitit 2016, ne në kujtim të tij dhe për nder të tij, mu sot në Lëvizjen Vetëvendosje e kemi organizuar këtë dhënie vullnetare të gjakut me aktivistë, anëtarëve tanë dhe qytetarëve të tjerë”, tha Kurti.

Ndërsa, Albana Gashi, menaxhere për promovim të dhurimit vullnetar të gjakut në Qendrën Kombëtare të Kosovës për transfuzion të gjakut, u shpreh e kënaqur me këtë iniciativë, duke thënë se nevoja për dhurim të gjakut është shumë e madhe.

“Gjithmonë janë të mirëpritura gjitha organizimet vullnetare të dhurimit të gjakut. Ne organizojmë në gjitha institucionet e Kosovës këto aktivitete për dhurime të gjakut, duke përfshirë shkollat, fakultetet, kuvendet komunale, ministri, gjithë vendet ku njerëzit janë të vetëdijshëm dhe e dinë rëndësinë e dhurimit të gjakut ne organizojmë aksione të tilla”, tha Gashi.

Ndryshe, Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 në rrethana ende të paqarta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori