LAJMI I FUNDIT:

Në Drenas përurohen shtatoret e heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari

Në Drenas përurohen shtatoret e heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari

Në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas sot është bërë përurimi i shtatoreve të heronjve, Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit.

Në ceremoninë e përurimit kanë marrë pjesë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari si dhe personalitete të tjerë dhe qytetarë të shumtë, transmeton Telegrafi.


Në një fjalim rasti, kryetari Lladrovci tha se me vendosjen e shtatoreve, Drenica është pasuruar.

“Drenica sot është pasuruar me shtatoret e heronjve Jashari. Ata janë sot këtu për të na ligjëruar për dashurinë për atdheun, ata janë sot këtu për t’i thënë qytetarëve se sa e vlefshme është liria. Ata janë këtu për të na treguar se liria nuk ka çmim”, ka thënë Lladrovci.

Tutje Lladrovci ka thënë se tri shtatoret do të jenë dëshmi për historinë, dhe do të jenë kujtim i çmuar për qytetarët.

Ai po ashtu ka falënderuar edhe komunën e Prishtinës, të cilët kanë vendosur për lokacionin e këtyre shtatoreve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori