LAJMI I FUNDIT:

Në draft Platformën e dialogut kërkohet shfuqizimi i Rezolutës 1244

Në draft Platformën e dialogut kërkohet shfuqizimi i Rezolutës 1244

Në draft platformën, të cilën e ka hartuar Ekipi negociator për dialogun Kosovë-Serbi, e cila i është dorëzuar kryeparlamentarit Kadri Veseli për t’u votuar në Kuvendin e Kosovës, në mesin e 11 parimeve të saj është cekur edhe shfuqizimi i Rezolutës  1244, rezolutë kjo e nxjerr në vitin 1999  nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të  Bashkuara (OKB) për Kosovën.

Aty thuhet se përderisa Kosova nuk është më një shtet i sapo dal nga lufta dhe se pavarësia e mbikëqyrur ndërkombëtarisht është përmbyllur me sukses, duhet të shfuqizohet Rezoluta 1244.


Sipas këtij parimi marrëveshja përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme duhet të mbështetet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Në parim po ashtu shpjegohet se marrëveshja do të arrihet nën ndërmjetësimin e BE-së dhe përkrahjen e SHBA-ve, të cilat gjithashtu duhet tё shërbejnë si garantues të zbatimit të obligimeve që parashihen në marrëveshje.

Më poshtë ju sjellim parimin e plotë të çështjes së të pagjeturve, viktimat e dhunës seksuale dhe reparacionet, si dhe përmbajtjen e saj:

17. Kosova nuk është më një shtet i sapo dalë nga lufta. Pavarësia e mbikëqyrur ndërkombëtarisht u përmbyll me sukses në vitin 2012. Ky fakt duhet të rezultoj me shfuqizimin e plotë të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së (1999).

Marrëveshja përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme duhet të mbështetet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.  Kjo duhet të ndodh për të siguruar që marrëveshja të ketë shkallën e nevojshme të qëndrueshmërisë dhe mbështetjes nga komuniteti ndërkombëtar. Rezultati përfundimtar në këtë proces është votimi në Këshillimin e Sigurimit dhe Asamblenë e Përgjithshme për të siguruar anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Në draft Platformën e dialogut çështja e të pagjeturve, viktimat e dhunës seksuale dhe reparacionet
Lexo po ashtu Në draft Platformën e dialogut çështja e të pagjeturve, viktimat e dhunës seksuale dhe reparacionet

Zbatimi

18. Marrëveshja do të arrihet nën ndërmjetësimin e BE-së dhe përkrahjen e SHBA-ve, të cilat gjithashtu duhet tё shërbejnë si garantues të zbatimit të obligimeve që parashihen në marrëveshje. Këto do të mbështesin vlerësimet dhe shqyrtimet e rregullta të zbatimit dhe do të jenë në dispozicion, me kërkesë të cilësdo palë, që të merren me çështjet e zbatimit me palët në marrëveshje. Duhet të ketë edhe dispozita që mbulojnë pasojat e mos-përmbushjes së marrëveshjes.

Progresi në hapjen e kapitujve në lidhje me anëtarësimin në BE duhet të kushtëzohet nga BE me zbatimin e plotë të obligimeve që rrjedhin nga marrëveshja. Duke pasur parasysh përfshirjen e BE-së, duhet të bëhet e qartë që dështimi në zbatimin e marrëveshjes do të konsiderohet si dështim në arritjen e normalizimit të kërkuar, i cili është parakusht për anëtarësimin e Republikës së Serbisë në BE (Kapitulli 35). Përfundimisht, BE-ja dhe vendet anëtare të saj nuk duhet t’i konsiderojnë zotimet që dalin nga Kapitulli 35 si të përmbushura deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme dhe zbatimit të saj në të gjitha aspektet.

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

19. Pa marrë parasysh me sa kujdes është formuluar, marrëveshja përfundimtare mund të jap shkas për shfaqjen e mos-pajtimeve lidhur me interpretimin ose implementimin e saj. Marrëveshja duhet të parasheh procedura të qarta për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tilla. Në mungesë të zgjidhjes me marrëveshje ose ndërmjetësim, duhet të ketë dispozita për arbitrazh të detyrueshëm.

Konkluzionet

20. Republika e Kosovës është e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërkombëtar mbi parimet e barazisë dhe respektit të ndërsjellë. Republika e Kosovës fton Republikën e Serbisë që të shfrytëzoj këtë mundësi dhe të pranojnë realitetet aktuale në një mënyrë që tregon një angazhim të sinqertë drejt progresit konstruktiv. Nga ana e saj, Kosova është e gatshme, si pjesë e marrëveshjes përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese, për të negociuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe marrёdhёnie tё mira fqinjёsore me Republikën e Serbisë.

Ekskluzive: Platforma e dialogut thotë se sovraniteti i Kosovës është i padiskutueshëm (Dokument)
Lexo po ashtu Ekskluzive: Platforma e dialogut thotë se sovraniteti i Kosovës është i padiskutueshëm (Dokument)

Ekipi negociator shtetëror, i ka dorëzuar të premten zyrtarisht Platformën për dialogun Kosovë-Serbi, kryeparlamanetarit Kadri Veseli.

Platforma për dialog dorëzohet në Kuvend, ekipi negociator thotë se Kosova në Bruksel shkon për njohje dhe asgjë tjetër
Lexo po ashtu Platforma për dialog dorëzohet në Kuvend, ekipi negociator thotë se Kosova në Bruksel shkon për njohje dhe asgjë tjetër

Pas dorëzimit të kësaj platforme, Veseli para mediave ka thënë se kjo Platformë është hartuar për marrëveshjen përfundimtare dhe ligjërisht obligative për dialogun me Serbinë. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori