LAJMI I FUNDIT:

‘Në dorën e Todorovit janë 860 raste të reja të të infektuarve me HIV’

‘Në dorën e Todorovit janë 860 raste të reja të të infektuarve me HIV’

Me moton ”Fraera, kënaquni pa rreziqe!”, sot para Ministrisë së Shëndetësisë-Maqedoni është zhvilluar fushata kombëtare e luftës kundër HIV/SIDA, pikërisht në ditën botërore të kësaj sëmundje, 1 dhjetori, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Ky është 1 dhjetori i fundit ku Maqedonia ka marrë mbështetjen ndërkombëtare për zbatimin e ndërhyrjeve sipas Programit Kombëtar për HIV. Mbështetja nga Fondi Global më së voni përfundon në korrik 2017, dhe në sajë të kësaj mbështetje Maqedonia ka arritur të ruajë kontrollin e HIV-it në mesin e grupeve me rrezik të veçantë për HIV. Në vend të vitit të ardhshëm duhet të planifikohet rritje e brendshme e financimit për të plotësuar fondet, ku deri më tani i kemi marrë me mbështetje ndërkombëtare, në kundërshtim me gjithë buxhetin e angazhimeve në vitin 2017 që ishte shkurtuar për 59 përqind, nga të nevojshmet 65 milionë për 27 milionë’, thonë nga HERA.

Me buxhetin e shkurtuar, paralajmërojnë OJQ-të, Maqedonia është duke u larguar nga përpjekjet globale për të ndaluar epideminë, do të mbyllen të gjitha terrenet dhe stacionet e shërbimeve për HIV për grupet me rrezik më të madh, që funksionojnë në më shumë se 14 qytete. Me shkurtimin e buxhetit kjo kategori e qytetareve do të ngelet pa trajtim të veçantë.


‘Vendi do të përballet me një rritje të rasteve të reja të HIV-it, sepse hulumtimi i bërë ka treguar se përderisa niveli aktual i financimit do të parandalojë 860 infeksione të reja, dhe do të shmangen 290 vdekje të lidhura me HIV deri në vitin 2030’, thonë nga HERA.

Joqeveritartët kërkojnë urgjentisht të bëhen ndryshime në buxhetin për vitin 2017, për të gjetur një mekanizëm për financimin urgjent për grupet në rrezik nga HIV. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori