LAJMI I FUNDIT:

Në Dobërçan nis projekti për rehabilitimin e ujërave të zeza

Në Dobërçan nis projekti për rehabilitimin e ujërave të zeza

Në Dobërçan të Gjilanit ka nisur projekti për rregullimin e kanalizimit dhe shtratit të lumit të Dobërçanit, projekt ky i financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kostoja e të cilit është 550 mijë euro.

Me këtë rast, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi tha se ky projekt zgjidh problemin e ujërave të zeza për banorët e kësaj ane.


Sipas tij kostoja e këtij projekti i cili pritet të përfundojë gjatë vitit të ardhshëm është 550mijë euro.

“Besoj dhe shpresoj që projekti të realizohet ashtu siç është e paraparë dhe projektuar me një mbikëqyrje në radhë të parë të vetë banorëve të kompanisë rajonale të ujësjellësit ‘Histromorava’ nga Komuna e Gjilanit nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Projekti ka një kosto 550 mijë euro është i paraparë që realizohet përgjatë vitit 2019-2020 që do thotë jemi mjaftueshëm më kohë dhe besoj që gjatë vitit që vjen projekti të përfundojë. Fondet tashmë janë të siguruara e mbështet 100 për qind Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, u shpreh Matoshi.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli e ka falënderuar Matoshin që gjatë mandatit të tij si ministër ka pasur fokus edhe këtë komunë përmes projekteve mjedisore.

Ai tha se përmes këtij projekti po rregullohet problemi i ujërave të zeza për banorët e Dobërçanit dhe fshatrave përreth që nuk kanë pasur mundësi të qasen në kolektorin kryesor.

“Përfundimisht me këtë projekt Dobërçani e rregullon problemin e ujërave të zeza, një problem që me vite janë ballafaquar qytetarët e Dobërçqanit po besoj që në këtë projekt do ketë qasje edhe Përlepnica edhe Kimetovci dhe disa fshatra përreth të cilët nuk kanë pasur mundësi të kyçen në kolektorin kryesor që Komuna e Gjilanit do e fillojë shumë shpejt në partneritet me BERZH-in”, tha Ismajli.

Asamblisti i pavarur i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Ibish Ibishi tha se ky kanalizim i shërben të gjitha banorëve të kësaj ane.

“Ky kanalizim do t’i shërbejë edhe fshatrave të tjera të cilët kanë mundësi me u kyç në këtë pjesë dhe do të zgjedhin problemin e ujërave të zeza. Edhe njëherë falënderoj ministrin për bashkëpunimin e ngushtë për arritjen e këtij projekti”, u shpreh ai.

Punimet e këtij projekti do i përcjell kompania rajonale e ujësjellësit “Hidromorava”./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori