Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka festuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas në mënyrën e saj unike, duke publikuar një video në rrjetin social TikTok, ku shfaqet në një transformim nga pamja natyrale, pa grim, në një dukje të kuruar me makijazh profesional.

Interpretuesja e hitit "Meant to Be" ka dashur t'u përcjellë ndjekësve të saj një mesazh të qartë: një grua është e bukur në çdo formë, qoftë me apo pa makijazh.


Në videon e publikuar, Bebe fillimisht shfaqet me një pamje krejt natyrale, duke treguar se bukuria nuk varet nga standardet e vendosura nga industria e modës apo e grimit. Më pas, ajo transformohet, duke realizuar një look të kuruar, por pa e humbur natyrshmërinë dhe vetëbesimin që e karakterizon.

@beberexha

Did my own hair and makeup last nightttt ♥️ #makeup #heartbroken

Ky gjest i saj është vlerësuar nga fansat dhe ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar për mesazhin pozitiv dhe për përpjekjet e saj për të fuqizuar gratë duke i inkurajuar të ndihen të bukura dhe të sigurta me veten, pa u ndikuar nga pritshmëritë e jashtme.

Bebe Rexha vazhdon të jetë një nga artistet më me ndikim në muzikën pop botërore, jo vetëm për talentin e saj, por edhe për mesazhet frymëzuese që përcjell për vetëbesimin, pranimin e vetes dhe fuqizimin e grave në industrinë e muzikës dhe më gjerë. /Telegrafi/