LAJMI I FUNDIT:

Në Ditën e Evropës, CIVIL bën thirrje për mbrojtje, avancim dhe promovim të vlerave evropiane

Në Ditën e Evropës, CIVIL bën thirrje për mbrojtje, avancim dhe promovim të vlerave evropiane

Organizata CIVIL ua uron Ditën e Evropës të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Evropës.

Më 9 Maj kremtohen vlerat evropiane, të cilat janë baza e Bashkimit Evropiane. Respektimi i dinjitetit njerëzor dhe të drejtave të njeriut, liria, demokracia, barazia dhe sundimi i drejtësisë janë vlerat fundamentale të Bashkimit Evropian, ndaj të cilave janë të detyruara të gjitha vendet anëtare të aleancës më dinamike dhe më progresive në botë.

Si organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut, CIVILi për dy dekada angazhohet për respektimin e të drejtave dhe barazive të njeriut, lirinë, drejtësinë, barazinë dhe sundimin e drejtësisë, të cilat janë pjese edhe të vlerave evropiane, si dhe ato njerëzore.


Ditën e Evropës, 9 Majin, e shënojmë në rrethana tejet të rënda dhe të ndërlikuara. Pandemia e korona virusit, kriza ekonomike dhe recesioni, rritja e radikalizmit, ksenofobia dhe tendencat autoritare në më tepër vende në Evropë e shënojnë këtë periudhë.

CIVILi e thekson rëndësinë e vlerave evropiane dhe u bën thirrje të gjithë individëve, bashkësive, institucioneve dhe organizatave politike dhe civile në të gjitha nivelet në vend dhe Evropë, ti dyfishojnë orvatjet për mbrojtje, avancim dhe promovim të këtyre vlerave, në çdo vend dhe në çdo kohë.

Anëtarësia në BE ishte, dhe do të mbetet një nga qëllimet më të larta kombëtare dhe interesi strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga themelimi, deri sot. Jetojmë në një periudhë të sfidave, kur me pranimin dhe kultivimin e vlerave evropiane, secili nga ne mund të jep kontribut të çmuar ndaj BE dhe përmirësimit të jetës së të gjithë qytetarëve në vendin tonë, si dhe në Evropë.

Qytetarët e Maqedonisë kanë mundësi të jashtëzakonshme të japin kontributin e tyre që vendi ynë të jetë prirës dhe shembull evropian për respektimin e vlerave evropiane dhe në këtë mënyrë ta përmirësojnë cilësinë e jetës në këtë periudhë, të rëndë për tërë botën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori