LAJMI I FUNDIT:

Në çantën e Victoria Beckham: çfarë mban me vete stilistja e njohur

Në çantën e Victoria Beckham: çfarë mban me vete stilistja e njohur

Gratë janë të njohura për çantat e tyre gjithçkambajtëse, por çfarë mbajnë në çantë femrat e njohura e të famshme, jeta e të cilave, domosdo, duhet të jetë e ndryshme nga e jona?

Por ja që ndoshta nuk është dhe aq e ndryshme, gjykuar nga çanta, vogëlsirat që mbajnë dhe aftësia për të vendosur në një vend të vogël, një mal me produkte.


Në një video për Vogue, Victoria Beckham, mama e katër fëmijëve, tregon çfarë ka në çantën e një stilisteje.

Ajo ka një libër. “Gjithmonë duhet të kesh një libër të mirë”, thotë ajo.

Ka një kristal. Është shumë e dhënë pas gurëve natyralë dhe idesë së ndikimit të tyre në energjinë mendore të njerëzve. “Unë mendoj pozitivisht. Nuk kam kohë të jem negative. Kam gjithmonë kristale dhe skuadrës sime i kam shpërndarë, gjithashtu”, tregon ajo në video.

Ka telefonin. “Kam të gjitha fotot aty, të fëmijëve, David-it, prindërve të mi, familjes së tij. Kështu që i kam me vete, kudo që shkoj”, thotë ajo.

Victoria Beckham nuk mund të udhëtojë pa produktet e saj të bukurisë: kremi hidratues të fytyrës, kremi i duarve, buzëkuqi, parfemi.

Një produkt shkëlqyes nga bashkëpunimi i saj me Estee Lauder që e përdor kur ndihet e lodhur, i cili i jep freski dhe ka pak efekt lifting.

Lot artificialë që i ka marrë në Japoni. Ato ndihmojnë për të zbardhur të bardhën e syve dhe meqë ajo ka shumë fëmijë dhe mund të mos flerë mirë, nuk shkon asgjëkundi pa atë kuti të vogël që zhduk pasojat e pagjumësisë në sy.

Mbaruan edhe produktet e bukurisë, por jo gjithçka që ajo ka në çantë.

Një pyetje që u bëhet personazheve në këtë video, është edhe me kë do donin ta ndërronin çantën për një ditë që të mësonin, sekretet e asaj gruaje. Nëse ajo do ndryshonte çantën me dikë për një ditë, do donte të ishte Hillary Clinton. Victoria Beckham është shumë kureshtare të dijë çfarë ka ajo grua në çantë.

Ka ende ca objekte interesante dhe ky është më uniku. Meqë familja e saj përbëhet nga pesë anëtarë dhe Victoria, ajo mban pesë njerëz të vegjël me vete. Në të vërtetë është një libër me format në miniaturë, Mr.Men të cilin e kishte kur ishte e vogël dhe tani ia lexon vajzës, më të voglës, Harper.

Gjithashtu Victoria mban gjithmonë me vete syze dielli, shkruan revista class. Ajo e përfytyron imazhin e saj, në mes të një turme njerëzish me syze, ato janë shumë me vlerë për të, për ta individualizuar.