LAJMI I FUNDIT:

Në Britani shlyhen 400 mijë dosje nga data-baza e policisë, Johnson porosit: Po mundohemi t’i rikthejmë të dhënat

Në Britani shlyhen 400 mijë dosje nga data-baza e policisë, Johnson porosit: Po mundohemi t’i rikthejmë të dhënat

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë sot se nuk e di se sa të dhëna të policisë kanë humbur, duke shtuar se qeveria e tij është duke punuar në “rikthimin e të dhënave si dhe është duke u vlerësuar dëmi që është shkaktuar”, pasi që mijëra dosje janë shlyer gabimisht.

“Natyrisht se është diçka e padëgjuar që çfarëdo e dhënë mund të ketë humbur, por në këto momente po mundohemi t’i rikthejmë”, ka thënë Johnson në Parlamentin britanik, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Reuters, gabimi në kodim ka çuar në shlyerjen e rastësishme të 4000 mijë dosjeve nga data baza e policisë britanike, por ekspertët e fushës po punojnë në rikthimin e tyre, ka bërë të ditur ministrja e Policisë, Priti Patel.


“Më lejoni t’ua shpjegoj një gjë: në pyetje është kodimi. Po flitet për humbjen e rreth 400 mijë dosjeve, por numri i saktë ndoshta mund të jetë më i vogël”, ka shtuar Patel. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Botë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Trump konfirmon tarifat për Meksikën dhe Kanadanë

Trump konfirmon tarifat për Meksikën dhe Kanadanë

Amerika
Kalo në kategori