Princi William dhe Harry kanë lënë mënjanë mosmarrëveshjet pasi të enjten u shfaqën së bashku për të zbuluar një statujë që nderon nënën e tyre, Diana, Princeshën e Uellsit në Pallatin Kensington.

Statuja - e cila u porosit fillimisht në 2017 në 20 vjetorin e vdekjes së saj - u zbulua në një ceremoni në atë që do të kishte qenë ditëlindja e 60-të e Dianas.


Djemtë e saj në ngjarjen e së enjtes u shfaqën duke biseduar me njëri-tjetrin gjatë hyrjes në kopsht, përpara se të përshëndetëshin me të afërmit përfshirë edhe vëllezërit e motrat e nënës së tyre, Lady Sarah McCorquodale, Lady Jane Fellowes dhe Earl Spencer.

http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 210630222300 diana william harry 1993 file restricted Princesha Diana, Princi William dhe Harry (Foto: Getty Images)

Gjithashtu i pranishëm ishte skulptori i statujës, Ian Rank-Broadley, projektuesi i kopshtit Pip Morrison si dhe anëtarët e komitetit të statujës.

Ndërkohë, as Duka i Kembrixhit dhe as Duka i Sussexit nuk mbajtën ndonjë fjalim gjatë ceremonisë.

William dhe Harry e nderuan të ëmën në një deklaratë të përbashkët të publikuar përmes Pallatit Kensington pas ngjarjes së rëndësishme, duke thënë: “Sot, në atë që do të kishte qenë ditëlindja e 60-të e nënës sonë, ne kujtojmë dashurinë, forcën dhe karakterin e saj”.

"Çdo ditë, urojmë që ajo të ishte akoma me ne dhe shpresa jonë është që kjo statujë të shihet përgjithmonë si një simbol i jetës dhe trashëgimisë së saj”, vazhduan ata përpara se të falënderonin ekipin dhe donatorët e përfshirë në projektin e shumëpritur.

http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 210701104924 02 princess diana statue london 07 01 2021 Zbulohet statuja e Princeshës Diana (Foto: Dominic Lipinski/Pool/AP)

Kjo po ashtu ishte hera e parë e ribashkimit të Harryt dhe William që pas varrimit të Dukës së Edinburgut.

William dhe Harry jetuan në Pallatin Kensington me nënën e tyre para se ajo të vdiste në një aksident me makinë në 1997.

http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 210701105008 03 princess diana statue london 07 01 2021 Princi William dhe Harry (Foto: Yui Muk/AP)

Derisa është komentuar tejet shumë raporti i tyre, vëllëzërit dukeshin të qetë duke përshëndetur ngrohtësisht të ftuarit dhe duke bërë shaka me grupin e vogël të të pranishmëve. /Telegrafi/