Policia e Kosovës, përkatësisht Hetuesit Policorë në kuadër të Sektorit të Hetimeve Rajonale në Gjakovë, në koordinim dhe me autorizim të Prokurorit të Shtetit, kanë bërë publike fotografinë e një personi të dyshuar lidhur me një rast të veprës penale Vrasje në tentativë”.

Sipas njoftimit zyrtar, pavarësisht thirrjes policore dhe kërkimeve të zhvilluara në disa lokacione, i dyshuari nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë dhe aktualisht gjendet në arrati.


Për këtë arsye, Policia e Kosovës ka vendosur të publikojë fotografinë e tij dhe të kërkojë ndihmën e qytetarëve.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë informata që mund të ndihmojnë në identifikimin ose vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografitë e bashkangjitura, t’i ndajnë ato me autoritetet policore.

Për çdo informatë, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192, në stacionin më të afërt policor ose përmes adresës zyrtare të e-mailit: info@kosovopolice.com.

Policia garanton se të gjitha informacionet e ofruara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/