Në Arabi e bëjnë fakt të kryer, Foda do të largohet nga Kosova

266:"Austria's German coach Franco Foda reacts after winning the EFA EURO 2020 Group C football match between Ukraine and Austria at the National Arena in Bucharest on June 21, 2021. (Photo by MARKO DJURICA / POOL / AFP) (Photo by MARKO DJURICA/POOL/AFP via Getty Images) 25:"POOL/AFP via Getty Images
Në Arabinë Saudite po rritet bindja se Franco Foda do të jetë trajneri i ri i Al Wahdas.
Klubi nga Emiratet e Bashkuara ka shtuar kontaktet me përzgjedhësin e Kosovës dhe, sipas raportimeve nga media arabe, marrëveshja është pranë finalizimit.
Gazetari i njohur Ahmed Ragab ka shkruar se klubi Al Wehda është shumë pranë emërimit të gjermanit Franco Foda si trajner i ri i skuadrës.
Foda, i cili aktualisht është nën kontratë me Kombëtaren e Kosovës deri në vitin e ardhshëm, duket se po shqyrton seriozisht mundësinë për një hap të ri në karrierën e tij.
Zhvillimet e fundit e kanë shtuar mundësinë e largimit të tij nga Kosova, ndonëse ende nuk ka një njoftim zyrtar nga palët. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































