LAJMI I FUNDIT:

Në adresë të spitalit që 57 vjet arrin e njëjta letër, drejtuesit e spitalit dinë vetëm se bëhet fjalë për një ish-pacient misterioz

Në adresë të spitalit që 57 vjet arrin e njëjta letër, drejtuesit e spitalit dinë vetëm se bëhet fjalë për një ish-pacient misterioz

Një ish-pacient falënderues çdo vit në adresë të spitalit Stamford në Linkonshir të Anglisë ,dërgon letër për Krishtlindje për më shumë se 50 vjet dhe atë me porosi të njëjtë falënderuese.

Urimi për herë të parë është dërguar në vitin 1960, dhe aty qëndron pulla postare e Anglisë Lindore në Chalmsford. Në spital thonë se misteri zgjat që 57-vjet.

“Do të ishte e shkëlqyeshme që përfundimisht të dimë se kush është aq falënderues gjatë gjithë këtyre viteve”, thonë drejtues të spitalit.


Personeli i spitalit dëshirojnë që të zbulojnë personin misterioz për t’i uruar Krishtlindjet.

Në Postën në Chelmsford, prej nga vjen dërgesa, e vetmja gjë që dinë është se bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore.

Në urim thuhet se bëhet fjalë për një pacient falënderues nga viti 1960, i cili ende “mbahet mirë”.