LAJMI I FUNDIT:

Në 55 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, Kurti: Ishte një nga arritjet më të mëdha të shqiptarëve të Kosovës

Në 55 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, Kurti: Ishte një nga arritjet më të mëdha të shqiptarëve të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar 55 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, duke vlerësuar si një nga arritjet më të mëdha dhe më përparimtare të shqiptarëve të Kosovës në gjysmën e dytë të shekullit XX. 

Kurti, përmes një  postimi në Facebook, potencoi se nga Universiteti i Prishtinës kanë dalë gjenerata të tëra profesionistësh fushash të ndryshme, duke i vënë themelet e të gjitha elitave kulturore, akademike dhe politike të Kosovës.

“Lëvizjet studentore të studentëve të Universitetit të Prishtinës, i kanë shenjuar dhe pikëprerë periudhat e historisë së Kosovës nën Jugosllavi, si më 1968, pastaj më 1981, më 1997-’98 sikur edhe më 1999, kur mijëra studentë u mobilizuan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka potencuar Kurti.


Ai, mes tjerash, vuri në dukje të arriturat e UP-së sidomos kohëve të fundit, duke theksuar  qindra marrëveshje ndërkombëtare me universitete të tjera dhe me mijëra studentë që studiojnë në mbi 80 departamentet e këtij universiteti.

“Ndërkohë që si universitet publik në Universitet të Prishtinës studiohet falas, studentët e tij përfitojnë miliona euro bursa kategorish të ndryshme, që ndihmojnë studentët e UP-së në aftësimin e tyre universitar”, ka shkruar Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Votimin e Qeverisë së re po synojmë në ditën e betimit të deputetëve

Kurti: Votimin e Qeverisë së re po synojmë në ditën e betimit të deputetëve

Lajme
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
​Aksident në Sllatinë, vetura përfundon jashtë rruge

​Aksident në Sllatinë, vetura përfundon jashtë rruge

Kronika e Zezë
​Kremtohet Fitër Bajrami në Shqipëri, mijëra besimtarë falen në sheshin

​Kremtohet Fitër Bajrami në Shqipëri, mijëra besimtarë falen në sheshin "Skënderbej"

Lajme
Pritje festive në BIK, liderët politikë theksuan rëndësinë e solidaritetit gjatë Fitër Bajramit

Pritje festive në BIK, liderët politikë theksuan rëndësinë e solidaritetit gjatë Fitër Bajramit

Lajme
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Rahovec – humb jetën një grua

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Rahovec – humb jetën një grua

Kronika e Zezë
Kalo në kategori