LAJMI I FUNDIT:

Në 41 vjetorin e Pranverës shqiptare ’81, Kurti: Demonstratat çuan në zhbërjen e Jugosllavisë dhe çlirimin e Kosovës

Në 41 vjetorin e Pranverës shqiptare ’81, Kurti: Demonstratat çuan në zhbërjen e Jugosllavisë dhe çlirimin e Kosovës

Në përvjetorin e 41-të të demonstratave të pranverës së vitit 1981, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  bashkë me deputetë të Kuvendit të Kosovës, vizitoi veprimtarin dhe ish-deputetin, Ali Lajçi.

Së bashku me kryekuvendarin Glauk Konjufca dhe deputetë e deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryeministri priti në takim veprimtarë e veprimtare, ish të burgosur, bashkë organizatorë të demonstratës së 11 marsit të vitit 1981.

“Demonstratat e 1981 shënuan fillimin e një procesi të pandërprerë, që çoi deri në zhbërjen e Jugosllavisë dhe çlirimin e Kosovës”, tha kryeministri Kurti.

Ai theksoi se në mars 1981 populli demonstroi se është i gatshëm të vetëvendos e të vetëqeveriset, ndërsa lëvizjet dhe organizimet e pandërprera për Republikën e Kosovës morën vrull e energji të re.

Gjatë takimit u rikujtua bashkë organizimi  i demonstratës masive, si përgjigje kundër dhunës që u përdor për të shtypur protestat e studentëve.

U kujtua mobilizimi i madh popullor dhe mbështetja edhe nga punëtorët, për demonstratën e organizuar më 11 mars 1981 nga studentët e nxënësit e shkollave të mesme.

Këto demonstrata u vlerësuan si hapi i madh në rrugën e gjatë e plot krenari, që solli rrëzimin e ish-Jugosllavisë dhe çlirimin e Kosovës, në vitin 1999. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori