LAJMI I FUNDIT:

Në 30 vjetorin e lindjes, Bebe Rexha pozon thuajse tërësisht nudo duke treguar të pasmet e saj

Në 30 vjetorin e lindjes, Bebe Rexha pozon thuajse tërësisht nudo duke treguar të pasmet e saj
Bebe Rexha (Foto: Jared Siskin/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, feston sot (e premte) ditëlindjen e saj të 30-të.

Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Në një ditë si kjo, artistja me origjinë shqiptare ka vendosur të publikojë projektin e saj më të ri muzikor “Not 20 Anymore”, që në shqip përkthehet “Jo në të 20-tat më”.


Ndonëse e kritikuar shpesh për peshën e saj, Bebe Rexha vazhdon ta dëshmojë që nuk ka komplekse.

Teksa vetëm pak ditë më parë tregoi se si një menaxher në industrinë e muzikës e kishte kritikuar për paraqitjet seksi, duke i thënë se tashmë është e vjetër për të publikuar fotografi të tilla.

https://www.instagram.com/p/B1EYi9KlvEL/

Mirëpo sipas artistes një gjë e tillë nuk qëndron, dhe këtë e ka vërtetuar edhe përmes një fotografie tejet provokuese të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram.

Bëhet fjalë për një imazh ku ajo shfaqet thuajse nudo, e shtrirë në banjë, ndërsa vë në pah të pasmet e saj gjigante.

https://www.instagram.com/p/B1y0WsJl-gw/

“Kjo është ajo se si dukem si 30. Pozitiviteti i trupit”, ka shkruar ndër të tjerash 30-vjeçrja në mbishkrimin fotografisë, ndërsa ka marrë komente të shumta nga fansat për këtë paraqitje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën

Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën

Magazina

"Mos u dorëzo", Stresi i dërgon befasi nga ajri Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti: Nuk dua të luaj me ndjenjat e Eglit, siç bëri Xheneta me mua

Gjesti: Nuk dua të luaj me ndjenjat e Eglit, siç bëri Xheneta me mua

Magazina

"Mos ma përmend mua gruan", agravon situata mes Tirit dhe Indritit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Kë ke pasur para burrit", debat i ulët mes Rozanës dhe Gertës në Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Kalo në kategori