Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë përmes raporit 24 orësh të kësaj drejtorie ka bërë të ditur rastetet të cialt janë raportuar në këtë intitucion gjatë kësaj periudhe kohore.

Në këtë raport në kuadër të DRP në Gjakovë thuhet se gjatë këtyre 24 orëve është raportuar se ka ndodhur dëmtimi e varrezave në komunën e Rahovecit, ku në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndësra njesitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.


Raporti 24 orësh po ashtu bënë të ditur që në fshatin Damjan të komunës së Gjakovës, një personi të dyshuar i është konfiskuar arma e llojit AK-47 dhe 31  fishekë, të cilën armë dyshohet se i dyshuari kosovar e kishte përdorur me datën e cekur (04.05.2025) dhe të njëjtën e kishte fshehur.

Tutje ky raport bënë të ditur, se gjatë këtyre 24 orëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, është raportuar një rast i dhunës në familje në Gjakovë, dhe një tjetër në Malishevë.

Ku në rastin e raportuar në Gjakovë i dyshuari kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare dhe anëtarëve tjerë të familjes, si dhe është arratisur nga shtëpia në drejtim të panjohur. Viktima ka refuzuar tretman mjekësor ndërsa rasti është duke u hetuar.

Ndërsa në rastin e ndodhur në komunën e Malishevës, është bërë arrestimi të i dyshuari Kosovar, pasi që me një mjetë të mprehtë (thikë) dyshohet se i kishte shkaktuar lëndime trupore viktimës femër kosovare. Viktima në fjalë ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.