LAJMI I FUNDIT:

Në 21-vjetorin e çlirimit të Obiliqit përkujtohen dëshmorët e viktimat civile

Në 21-vjetorin e çlirimit të Obiliqit përkujtohen dëshmorët e viktimat civile

Në 21-vjetorin e çlirimit të Obiliqit, janë kujtuar dëshmorët, martirët e viktimat civile të kësaj komune të rënë në luftën për lirinë e Kosovës.

Në një seancë solemne të Kuvendit Komunal, kryetari Xhafer Gashi tha se do të jenë gjithmonë falënderues ndaj sakrificës së tyre. Ai shtoi se shkaku i situatës pandemike këtë vit nuk kanë organizuar aktivitete sikurse viteve të kaluara.


“Në këtë ditë të shenjtë me nderime dhe mirënjohjet më të larta përkujtojmë për para vetes dëshmorët, martirët, viktimat, civilët e luftës sonë çlirimtare. Kjo datë, si dhe shumë data tjera historike na kthen te burimi i saj. Duke filluar nga lëvizja studentore, idealistët të cilët ia përkushtuan jetën çështjes së atdheut. Lëvizjet demokratike që iu priu presidenti historik Ibrahim Rugova, e shumë intelektual të tjerë për të vazhduar me heroizmin e familjes Jashari, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari”, tha ai.

I pari i Komunës së Obiliqit kujtoi gjithë ata djem e vajza të komunës të cilët luftuan për çlirim të vendit.

Ndërkohë, Gashi u zotua për menaxhimin të duhur të situatës me pandeminë Covid-19.

“Në këtë ditë jemi gjithmonë falënderues për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj. Për përkrahjen dhe ndihmën e dhënë në rrugën tonë çlirimtare. Kur jemi te situata me pandeminë globale Covid-19, atëherë komuna jonë ka arritur të menaxhojë këtë situatë në mënyrën e duhur. Shtabi emergjent ka treguar dhe po tregon përkushtim dhe përgjegjësi në menaxhimin dhe parandalimin e tij”, tha Gashi.

Burim Gërguri, kryesues i Kuvendit Komunal, tha se qytetarët e Obiliqit u rreshtuan në Zonën operative të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha se në këtë përvjetor me shumë respekt përkulen pranë martirëve të Obiliqit e gjithë Kosovës.

“Qershori ynë në vitin 99 ishte larë me gjakun e dëshmorëve, martirë e viktima të gjithë trevat e Kosovës. Qyteti ynë në vitin ‘99 dilte nga një luftë e egër, duke mos kursyer asgjë. Por, qytetari i Obiliqit si popull liridashës, punëtor iu rrok punës duke ndërtuar vendin, e në veçanti një vend meritor e zënë donatorët dhe diaspora”, u shpreh ai.

Kuvendi Komunal ka ndarë mirënjohje kryetarit Xhafer Gashi për menaxhimin e situatës së pandemisë gjatë kësaj kohe. Ndërkohë, që janë ndarë mirënjohje edhe për Stacionin Policor në Obiliq, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qendrës Rinore, Kryqit të Kuq në Obiliq, Këshillin e Bashkësisë Islame, drejtorin e KEK-ut, donatorëve, barnatoreve, e bizneseve që kanë ndihmuar gjatë kësaj kohe.

Kryetari Gashi u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, në mënyrë që mos të humbet beteja në luftimin e pandemisë me coronavirus.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori