Në 100 vjetorin e futbollit pejan, 100 aksionarë themeluan klubin FC BESA Peja
![Në 100 vjetorin e futbollit pejan, 100 aksionarë themeluan klubin FC BESA Peja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/besa-peja-kryesore-780x439.jpg)
100 personalitete dhe figura të njohura të Pejës, nga lëmia e biznesit, sportit, jurispodencës, shëndetësisë, artit, kulturës dhe profileve të tjera, u bashkuan mbrëmë në Pejë, në Kuvendin Themelues të Klubit të ri të futbollit FC Besa Peja.
Kuvendi Themelues nxori edhe Bordin Transitor me mandat një-vjeçar.
Iniciativa që kishte filluar në shtatorin e vitit 2023 nga Ardet Zekaj dhe Mentor Sahiti, përkon me 100 vjetorin e futbollit pejan dhe shihet si një përpjekje për ti rikthyer namin këtij sporti për Pejën.
“Në këtë janar të Kuvendit të madh të Pejës së Haxhi Zekës, nga ky qytet i Lidhjes Besa-Besë, falë gatishmërisë dhe dashurisë së madhe për këtë Pejë të 100 figurave dhe profileve të ndryshme të njerëzve të këtij vendi, e me nismë të Ardetit, Mentorit, Nehatit e disa të tjerëve, nga sonte po fillon një histori e re dhe e pastër për futbollin pejan. Ky unitet premton sukses”, ka thënë në fjalën hapëse në emër të organizatorit, moderatori Fitim Behluli.
Punimet e këtij Kuvendi i ka përshëndetur edhe kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
“Jam i lumtur që u jam bashkuar në këtë Kuvend themelues dhe jam shumë i bindur se sukseset do të jenë evidente qysh në ditët e para. Me ju, futbolli pejan do ta ketë vendin që e meriton, jo veç në nivel të Kosovës por edhe më gjerë. Ju do ta keni përkrahjen tonë institucionale dhe nuk do të jeni vet. Ju uroj dhe përgëzojë për secilin hap që e keni hedhur deri këtu dhe më pas”, shpreh kryetari Muhaxheri në këtë Kuvend themelues.
Në emër të Këshillit iniciues, Durim Sheremti shpalosi synimet e klubit si dhe kronologjikisht përshkroi shkurtazi rrugëtimin deri tek Kuvendi themelues.
“Duke synuar të përfaqësojmë gjithë komunitetin e qytetit, hartuam një listë me 100 personalitete të njohura të qytetit, të cilët do të jenë themelues dhe aksionarë të barabartë të klubit. Përgjigja e juaj entuziaste ishte shumë inkurajuese dhe frymëzuese që brenda një jave arritëm të plotësojmë listën dhe shumica prej jush janë këtu sonte, për të dëshmuar këtë moment. Ky përkushtim dhe solidaritet na bënë të ndjehemi jashtëzakonisht krenarë për qytetin tonë”.
“FC BESA PEJA do të fillojë të marrë pjesë në garat e sezonit 2024-2025 nga Liga e Tretë. Qëllimi ynë është të avancojmë çdo vit në liga më të larta, derisa të arrijmë Superligën e Kosovës, ky vizion do të realizohet brenda 4-5 viteve. Buxheti i klubit për sezonin e ardhshëm është planifikuar të jetë rreth 250 mijë euro. Gjysma e kësaj shume do të mbështetet nga kontributet e aksionarëve, ndërsa gjysma tjetër nga sponsorët, në përputhje me ligjin për sponsorizim”, ka thënë Sheremeti.
Sheremeti shpalosi përbërjen e Bordit kalimtar prej 11 anëtarësh dhe detyrat e para të tyre që dalin nga Kuvendi Themelues.
“Bordi i FC BESA PEJA do të përbëhet nga 11 anëtarë, të cilët do të kryejnë detyrat pa kompensim. 10 prej tyre do të zgjidhen nga aksionarët e klubit, ndërsa anëtari i 11-të do të jetë Kryetari i Komunës së Pejës. Bordi që zgjidhet sot do të ketë një mandat tranzitor – njëvjeçar dhe do të jetë përgjegjës për formimin dhe konsolidimin e organeve të klubit”.
“Pas një viti, do të mbajmë një tjetër Kuvend të Aksionarëve, për të zgjedhur një Bord me mandat katërvjeçar. Çdo aksionar do të ketë mundësinë të kandidojë. Anëtari që merr më shumë vota do të bëhet Kryetar i Bordit, ndërsa nëntë (9) anëtarët e tjerë do të zgjidhen bazuar në renditjen e votat që do të marrin”.
“Shpresoj që ky fillim të jetë një udhëtim i suksesshëm jo vetëm për klubin, por edhe për qytetin tonë të dashur. Me krijimin e FC BESA PEJA, ne po vendosim themelet për një të ardhme të ndritur në futbollin e qytetit tonë. Është dëshira jonë që gjeneratat e ardhshme të ndjehen krenarë për historinë dhe arritjet e klubit, si dhe për kontributin që secili prej nesh ka dhënë për të arriturat”, përfundoi Sheremeti.
Sipas nismëtarëve Ardet Zekaj dhe biznesmenit Mentor Sahiti, klubi në fjalë, synon që brenda një periudhe tre deri në pesë vjeçare të prek majat e suksesit kosovar duke e kthyer qytetin e Pejës në vendin e saj meritor në sportin e futbollit. /RADIO 1/
Përbërja e Bordit Transitor të FC ‘Besa’ Peja:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/chelsea-milan-780x439.jpg)
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë
![Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-11-095706-780x439.jpg)
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon
![Barcelona i vendos çmim Frenkie de Jongut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/de-jong-1-780x439.jpg)
Barcelona i vendos çmim Frenkie de Jongut
![Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën – dy klube angleze e duan atë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-11-100802-780x439.jpg)
Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën – dy klube angleze e duan atë
![Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-11-085611-780x439.jpg)
Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë
![Joao Felix konfirmon se refuzoi gjigantin evropian për t’u transferuar tek Milani](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-11-094727-780x439.jpg)
Joao Felix konfirmon se refuzoi gjigantin evropian për t’u transferuar tek Milani
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht