Teksti i Opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias, i publikuar sot, pësoi ndryshime të ndjeshme nga dokumenti paraprak i ekspertëve.
Në përfundimet e Opinionit, çka lidhur me veprimet e presidentit Ilir Meta, kishte qenë më parë si konstatim, ose është hequr, ose është lënë hipotetike, duke ka kaluar topin në dorë të interpretimit të parlamentit apo dhe Gjykatës Kushtetuese shqiptare, nëse deputetët do të votojnë për shkarkimin e Kreut të Shtetit.
Ndërsa në variantin e mëparshëm, në pikën 99 të përfundimeve thuhej se “Presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës fillimisht duke anuluar e më pas, duke shtyrë zgjedhjet lokale..”, në Opinionin përfundimtar kjo fjali është hequr plotësisht, duke rifomuluar pjesën në vijim sipas së cilës “i takon parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese, që të përcaktojë nëse anulimi, e më pas shtyrja e zgjedhjeve lokale, përbën një shkelje e Kushtetutës dhe nëse shkelja është e një natyre të tillë seriose, që do të mund të lejonte shkarkimin e Presidentit”.
Ndryshim ka pësuar dhe pika 101 e përfundimeve të Komisionit të Venecias. Dhe këtu, konstatimi se “..Presidenti tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë më pas zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale, pa një bazë të veçantë ligjore….”, është zëvendësuar në Opinionin përfundimtar me një formulim hipotetik se “…Presidenti mund të ketë tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale pa një bazë të veçantë ligjore..”.
Në opinionin përfundimtar nuk kanë ndryshuar megjithatë konstatimet sipas të cilave “në mungesë të një dispozite ligjore, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, vetëm në një situatë e cila plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme”. Por “edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë ligjore specifike për të shtyrë zgjedhjet”.
Sipas edhe Opinionit përfundimtar “anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që plotësojnë kërkesën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sidoqoftë, rregullat e zbatueshme kushtetuese për situata të jashtëzakonshme nuk u ndoqën në këtë rast. Nuk pati as një konsensus politik, i cili do të lejonte krijimin e një baze ligjore ad-hoc” thekson opinionin sipas të cilit “anulimi i zgjedhjeve gjithashtu prek të drejtat zgjedhore të njohura nga instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut… Mungesa e një baze ligjore dhe e alternativave në dispozicion (shtyrja e zgjedhjeve për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, sipas nenit 170 të Kushtetutës, ose rifillimi i dialogut politik pas zgjedhjeve) e bëjnë ndërhyrjen në të drejtat zgjedhore, jo proporcionale”.
Ndërsa Opinioni paraprak, hasi në kritika të ashpra të presidentit Iir Meta dhe një shpërfillje nga ana e tij të vendimit përfundimtar që Komisioni pritej të merrte, sot, Kreu i shtetit, duke vënë në dukje “ndryshimet thelbësore nga projekti paraprak” vlerësoi se Opinioni përfundimtar “konfirmoi të gjitha qëndrimet e Presidentit të Republikës”. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës