Sot do të bëhet përurimi i instilacionit "Reclamation" apo në shqip "Rimarrje" në monumentin NewBorn, si një instilacion që u bënë jehonë suksesit të grave në Kosovë.

E në kuadër të këtij instilacioni, monumenti NewBorn veç ka filluar të ndryshojë pamjen.


Shtatë shkronjat e tij kanë filluar të mbulohen me poster, ku shihen gratë dhe vajzat të cilat kanë shënuar suksese të mëdha në karrierën e tyre.

Në mesin e grave që janë vendosur në këta posterë, ka sportiste, artiste, politikane, gazetare etj, shkruan Telegrafi.

Aty shihet fytyra e ish-presidentes Atifete Jahjaga, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi, regjisorja Lindita Zeqiri, alpinistja Uta Ibrahimi dhe shumë gra e vajza të tjera të suksesshme.

Instilacioni që shfaqë portretet e 99 grave do të qëndrojë nga data 7 deri më 14 qershor. /Telegrafi/

62021309 811115142604233 8605302904108089344 n

62056772 542056609663920 1740017132806078464 n

62557264 328698434719132 2866007294091460608 n

63393657 1225071707701080 5304391280367763456 n