LAJMI I FUNDIT:

“Ndryshimi i motit në Maqedoni nuk është i dëmshëm për pemët”

“Ndryshimi i motit në Maqedoni nuk është i dëmshëm për pemët”

Ulja e paralajmëruar e temperaturave për dhjetë gradë pas motit të pazakontë të ngrohtë që këto ditë e ka përfshirë vendin, nuk do të shkaktojë dëme në bujqësi, thonë agrometereologët.

Ndikim negativ nuk pritet as te kajsitë dhe bajamet edhe pse ata tashmë kanë lulëzuar. Është e mundur rrallim i frutave, por edhe atë deri diku është pozitive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është mirë që ftohja e motit do të jetë vetëm disa ditë. Pastaj sërish pritet ngrohje. Megjithatë, nuk mendoj se temperaturat e mëngjesit prej minus dy apo tre gradë, siç paralajmërohet, do të bëjnë problem. Pozitivisht është që temperaturat e mëngjesit, edhe pse negativë në ditët në vijim, nuk do të shkaktojnë dëme sepse në fazat e tanishme të zhvillimit, pemët rezistojnë dhe nuk duhet të ketë ndonjë problem. Kajsitë dhe bajamet kanë lulëzuar, por vitin e kaluar këtë kohë kishte borë, dhe më vonë me probleme nuk u përballëm. Përkundrazi kushte shumë frute”, thotë për AIM, agrometereologu nga DPHM Angellko Angellevski.


Ai shtoi se ftohja e motit, do ta ngadalësojë vegjetacionin, ndërsa kjo është e mirëseardhur për pemët.

DPHM paralajmëroi se ftohja e motit pritet prej mbrëmë, me reshje të pakta, por më shumë me rënie të temperaturave./Telegrafi/