LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimi i emrave të rrugëve mbetet pezull, Bashkia e Shkupit nuk iu është përgjigjur Regjistrit Qendror

Ndryshimi i emrave të rrugëve mbetet pezull, Bashkia e Shkupit nuk iu është përgjigjur Regjistrit Qendror
Foto: Telegrafi.com

Bashkia eShkupit tërhoqi nga rendi i ditës pikën e propozuar për shfuqizimin e vendimit për ndërrimin e emrave të rrugëve, por ende nuk dihet nëse rrugët, sheshet dhe urat e Shkupit do të mbajnë emra shqip. Por pse ky vendim që ishte miratuar në përbërjen e kaluar të Këshillit të Bashkisë së Shkupit, nuk u zbatua deri sot. Nga Regjistri Qendror thonë se nuk kanë mundur menjëherë të veprojnë, për shkak se kërkesa nuk është bërë në përputhje me Ligjin për përcaktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera të infrastrukturës.

“Në bazë të kësaj Regjistri qendror nuk ka mundur të veprojë mbi kërkesën e dorëzuar. Pas përfundimit të regjistrimit të popullsisë dhe zgjedhjeve lokale është shqyrtuar kërkesa për ndryshim, por janë vërtetuar mungesa në të njëjtën, gjë për të cilën Qyteti i Shkupit është i informuar në mënyrë adekuate. Për momentin Regjistri Qendror pret dorëzimin e dokumentacionit të plotë”, thanë nga Regjistri Qendror.


Pasi që Regjistri Qendror pret përgjigje nga Bashkia e Shkupit, për të ndryshuar emrat e rrugëve, pyetëm Bashkinë e Shkupit se a do ta ri dorëzoje edhe njëherë kërkesën me dokumentacionin e plotë. Nga atje nuk u përgjigjen në pyetjen konkrete, por përsëritën se vendimi është në miratuar në kundërshtim me ligjin.

“Vendimi i miratuar nga përbërja e kaluar e Këshillit të Bashksë së Shkupit për ndryshimin e emrave të rrugëve, nuk është zbatuar, ndërsa është sjell në kundërshtim me ligjin më 30 mars 2021, para fillimit të regjistrimit dhe zgjedhjeve lokale. Sipas nenit 8 të Ligjit për përcaktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera të infrastrukturës. Ndryshimi i emrave nuk mund të bëhet 6 muaj para se të mbahen zgjedhje të rregullta presidenciale, parlamentare dhe lokale, dhe një vit para procesit të regjistrimit të popullsisë”, deklaruan nga Bashkia e Shkupit.

Në vendim për ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore të Shkupit, nga 571 emra e ngjarje gjithsej, 100 janë emra të personaliteteve të shquara shqiptare, që kanë dhënë kontribut në sfera të ndryshme, si çështjet kombëtare, në letërsi, këngë e sport si dhe emra rrugësh të ngjarjeve historike kombëtare./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori