LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet e Audi A5 me tavan të hapur, u panë derisa testohej në mot të ftohtë (Foto)

Ndryshimet e Audi A5 me tavan të hapur, u panë derisa testohej në mot të ftohtë (Foto)

Ndryshime të vogla në stil, ka pësuar modeli që lansohet gjatë vitit që vjen

Kohë më parë, reporterët kanë arritur ta fotografojnë Audi A4 dhe A5 Sportback, derisa ishte në fazat e testimit, transmeton Telegrafi.

Tani, është arritur të kapet në aksion edhe A5 Capriolet, që është planifikuar të lansohet më 2020. Sikurse të dy makinat e mëparshme edhe ky model me tavan të hapur, ka pësuar ndryshime, por jo aq të mëdha.

Megjithëse kjo makinë nuk është për këto zona, Audi e ka nxjerrë për ta testuar në mot të ftohtë dhe shtigje me borë, që të sigurohet se mund të përballet në çdo klimë.

Shtresa e kamuflazhit, nuk ia ka fshehur ndryshimet, që u panë në grill, pjesën e pasme dhe drita. Derisa dritat LED, e mbulonin komplet sipërfaqen, grilli ishte i punuar me teknikën 3D, sikurse te modeli Q8.

Në përgjithësi, ka pamje shumë më agresive, teksa vazhdon ta ruajë stilin që e kanë makinat nga kjo linjë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Auto
Lamborghini përditëson logon

Lamborghini përditëson logon

Auto
Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Auto
E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

Auto

"A e dini pse ju ndaluam?"- si t'i përgjigjeni kësaj pyetjeje të policisë rrugore

Auto
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
Kalo në kategori