LAJMI I FUNDIT:

Ndryshime të mëdha në MPB-në e Maqedonisë, këta janë emrat e rinj

Ndryshime të mëdha në MPB-në e Maqedonisë, këta janë emrat e rinj

Mbrëmë u nënshkrua edhe marrëveshja e fundit që duhet të nxjerr shtetin nga kriza politike dhe e çon vendin në zgjedhje të parakohshme që duhet të mbahen më 11 dhjetor. Me këtë marrëveshje sigurohen ndryshime edhe në MPB-në e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ministri aktual i MPB-së Mitko Çavkov ka dhënë dorëheqje. Këtë e konfirmojnë nga MPB të cilët thonë gjithashtu se kryeministri Emil Dimitriev e ka pranuar dorëheqjen e tij.


Kryeministri i Maqedonisë Dimitriev deri te Kuvendi i Maqedonisë ka nisur propozimin për ministrin e ri që duhet të jetë profesori Oliver Andonov, propozim nga LSDM.

Pas zgjedhjes së Oliver Andonov, ministri i tanishëm Çavkov do të emërohet drejtor i Birosë për Siguri Publike.

Gjithashtu kryeministri Dimitriev, për të respektuar marrëveshjen e re, ka shkarkuar zyrtarët Gorançe Savevski dhe Lupço Andonovski të cilët duhet të zavëndesohen nga Vladimir Atanasovski.

Pritet që Kuvendi i Maqedonisë sot të mbajë mbledhje urgjente ku duhet të votohen këto ndryshime./Telegrafi/