LAJMI I FUNDIT:

Ndonëse për këtë stilim ka paguar rreth 40 mijë euro, Lopez nuk ka arritur të ngazëllejë askënd

Ndonëse për këtë stilim ka paguar rreth 40 mijë euro, Lopez nuk ka arritur të ngazëllejë askënd
profimedia

Stilimi kushton sa një apartament, por askush nuk është i emocionuar!

Jennifer Lopez tregoi se edhe më të mirët mund të gabojnë, transmeton Telegrafi.


Dama e muzikës pop admiron kur i pëlqen diçka, nuk pyet sa kushton, por këtë herë ka bërë një katastrofë të vërtetë mode.

Ajo ka shkuar për të xhiruar një emision (“Today with Hoda & Jenna”) në stilin e dominuar nga printi i gjarprit.

Jennifer kishte veshur një fustan nga Roberto Cavalli, çizme të thella dhe një pallto, të gjitha bardh e zi.

Stilimin e ka kompletuar me një çantë të vogël të zezë. Edhe pse stili monokratik është ende aktual, ekspertët e modës thonë se ky dizajn ka qenë prej kohësh jashtë mode.

“Një dështim i plotë këtë herë”, u pajtuan njëzëri kritikët. As fansat e saj nuk u emocionuan me këtë zgjedhje. /Telegrafi/