Banorët e Big Brother VIP Albania 5 janë përgjigjur në disa pyetje për t'u njohur më mirë me njëri-tjetrin.

“Historia më e bukur e dashurisë që ke përjetuar?”, ka qenë pyetja që iu drejtua Keijsit.


Ai ka përmendur historinë me Stelinën, e cila gjithashtu gjendet në këtë edicion të BBVA.

Foto: Instagram

"Historia e fundit që kam pasur me Stelinën për shkak se ishte një ndjesi komplet ndryshe bazuar në emisionin, dinamikën dhe përballjen me gjithë Shqipërinë", u shpreh ai.

Dyshja janë njohur në programin "Përputhen" dhe që nga aty kanë nisur lidhjen.

Foto: Instagram

Tani të dy janë bërë pjesë e Big Brother Albania, derisa pritet të shihet se si do të rrjedh kjo lojë për ta.

Sidoqoftë, ruajnë kontakte e raporte normale me njëri-tjetrin, përkundër dramave që kanë pasur. /Telegrafi/