Zinedine Zidane nuk po kalon kohë të mirë që nga kthimi i tij në Real Madrid.

Menaxheri francez kishte për qëllim ta transformonte ekipin u kthye në mars, por po del të jetë një makth.


Para ndeshjes kundër Paris Saint-Germain, Zidane kishte fituar vetëm shtatë nga 15 ndeshjet e tij që prej u rizgjodh si trajner i mbretërve.

Fitoret mbeten shtatë edhe pas 16 ndeshjeve, francezët iu dhanë leksion.

690 22

Angel Di Maria dy herë dhe Thomas Meunier njëherë shënuan në fitore 3-0 të PSG.

Real Madridi shënoi një gol me Gareth Bale, por që u anulua nga VAR pas një prejke me dorë.

Përveç kësaj goditje nga Bale, Real Madrid kishte edhe 10 goditje në portë, por asnjëra nuk ishte në shënjestër.

690 1 1

Kjo do të thotë se Keylor Navas nuk u testua fare.

Dhe pas kësaj vjen një statistikë e jashtëzakonshme, normal për të keq.

Sipas medieve spanjolle, kjo ishte hera e parë që Real Madridi nuk ka arritur të gjuajë në portë të paktën një gjuajtje, pas plot 578 ndeshjeve.

Herën e fundit kur ata nuk arritën të gjuajnë në portë kishte ndodhur një dekadë më parë.

Sipas Optas, është gjithashtu hera e parë që Reali nuk kanë arritur të provojnë portierin kundërshtar në Ligën e Kampionëve që nga sezoni 2003/04, që zgjati 167 ndeshje. /Telegrafi/

telegrafi sport app