LAJMI I FUNDIT:

Ndodh edhe kjo: Punëtorët spanjollë të kujdesit shëndetësor marrin edhe kërcënime nga fqinjët e tyre

Ndodh edhe kjo: Punëtorët spanjollë të kujdesit shëndetësor marrin edhe kërcënime nga fqinjët e tyre

Çdo mbrëmje Elena Garbajosa, një kujdestare në një shtëpi pleqsh në Madrid, heq uniformën e saj para se të lë punën për t’u siguruar që nuk e përhap coronavirusin – madje edhe e frikësuar.

Dhe sipas saj, ajo ka një arsye të fortë.


Ajo rrëfen atë që i ndodhi në një rast. “Një fqinj më tha ‘si mundeni ta bëni këtë?’, duke supozuar në kthimin e saj në shtëpi.

“Nëse unë jam duke punuar në një qendër shëndetësore, duhet të dezinfektoj gjithçka prek, çdo vend ku unë hap dhe pothuajse gjithçka që shikoj”, ka thënë ajo.

Gjithashtu, sipas një shkrimi të Euronews, përcjell Telegrafi, edhe punëtorë të tjerë të kujdesit shëndetësor kanë pasur përvoja të ngjashme – me shënime në dyert e tyre duke u kërkuar të largohen, fyerje dhe sjellje kërcënuese.

Në këtë drejtim, punëtorët e vijës së parë të frontit në Spanjë janë shprehur edhe në mediat sociale për të denoncuar këto qëndrime.

Disa madje raportuan në polici se po ngacmohen nga fqinjët që kanë frikë se prania e tyre mund të nënkuptojë se mund të kapnin sëmundjen.

Elena thotë se përpiqet ta harrojë atë dhe të përqendrohet tek ata që dalin në ballkonet e tyre çdo natë për ta falënderuar.

“Unë nuk mund ta imagjinoja që do të kem njerëz me një qëndrim të tillë ndaj meje, pikërisht në pragun e shtëpisë sime. Është e trishtueshme. Ju gjithmonë duhet të përpiqeni të shihni anën pozitive. Kur kthehem në shtëpi dhe dëgjoj duartrokitjet, më gëzon. Këto qëndrime të tjera të këqija, thjesht nuk merrem me to”, ka thënë Elena.

Veç rastit të saj është raportuar edhe për disa fqinjë që kanë shkuar më tej.

Një gjinekologe në Kataloni e gjeti makinën e saj të vandalizuar me një mesazh shqetësues: “Mi infektues!”.

Madje, mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të vijës së parë insistojnë se po marrin masa paraprake ekstreme për të mbajtur të sigurt familjen dhe fqinjët e tyre.

Dhe lufta më e madhe për ta mbetet stresi i shkaktuar nga situatat traumatike nëpër të cilat kalojnë në punë.

Punëtorët e shëndetësisë thonë se ata e dinë se ata që i kërcënojnë ata janë vetëm një pakicë e njerëzve të frikësuar dhe shumica kanë pasur reagime shumë pozitive nga fqinjët e tyre. /Telegrafi/