LAJMI I FUNDIT:

Ndodh edhe kjo në Maqedoni – me dokumente të falsifikuara një person është punësuar si mjek

Ndodh edhe kjo në Maqedoni – me dokumente të falsifikuara një person është punësuar si mjek

Zyra e jashtme për vepra penale Strugë ka dorëzuar kallëzim penal kundër I.K.(33) nga fshati Vevçan, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “falsifikim i dokumenteve”, “mashtrim” dhe “paraqitje e rrejshme”.

I akuzuari ka përgatitur tri dokumente false, një vërtetim të falsifikuar për provimet e kaluara në Fakultetin e Shkencave Mjekësore në Universitetin “Goce Dellçev” – Shtip, një licencë të lëshuar nga Oda e mjekëve të RMV-së dhe një vërtetim nga Oda e mjekëve dhe i ka përdorur për punësimi si mjek në ISHP Shtëpia e Shëndetit në Vevçan.


Veprën e ka kryer në dy raste: kur ka aplikuar për herë të parë për vend pune me shpallje publike në datën 5.09.2016, por nuk është përzgjedhur si kandidat për punësim dhe me aplikimin me datën 10.04.2018, kur është përzgjedhur dhe është punësuar me kontratë pune nga data 26.11.2018 me vendim të drejtorit të ISHP Shtëpia e Shëndetit – Vevçan.

I dyshuari, në bazë të kontratës së punës në periudhën prej 26.11.2018 deri më 19.10.2022 dhe paraprakisht nga data 03.10.2016 deri më 26.11.2018, me kontrata të lidhura pune, ka kryer detyra pune në pozitën e doktorit të mjekësisë, me çka ka dëmtuar reputacionin e spitalit dhe buxhetin e spitalit dhe buxhetin e RMV-së dhe për vete ka siguruar përfitim material në shumë prej rreth 3.507.208 denarë (rreth 56 mijë euro)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori