Kompania e hulumtimve Pyper në bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës, dua.com, American Chamber of Commerce in Kosovo, Riinvest Institute, Odën Ekonomike të Kosovës ka realizuar një hulumtim në lidhje me ndikimin e virusit COVID-19 në bizneset në Kosovë.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 560 biznese të cilat operojnë në Kosovë, transmeton Telegrafi.


94337135 674287639798568 1742008666191560704 n

Në hulumtim thuhet se bizneset janë shumë të shqetësuara me gjendjen ekonomike si pasojë e situatës me COVID-19.

94138396 229211155005862 5590555326278533120 n

Bizneset janë deklaruar se biznesi tyre është afektuar si pasojë e masave për parandalimin e coronavirusit.

94258474 252736675845494 294010027742593024 n

Këto biznese që janë afektuar, kanë hasur në humbje të të hyrave si pasojë e uljes së shitjeve.

94276852 1423810944494419 3697303857819287552 n

Sipas hulumtimit, 25.36 % e bizneseve (142) nga gjithsej 560 do të jenë në gjendje të mbijetojnë vetëm 1 muaj pa ndihma të jashtme, shkruan Telegrafi.

Ndërsa, 158 biznese nga 560 do të jenë në gjendje të mbijetojnë vetëm dy muaj pa ndihma të jashtme.

94314744 775472136193759 562142327770972160 n

Tutje në hulumtim thuhet se këto biznese konsiderojnë që masat që duhet të ndërmerren për mbështetjen e bizneseve si rezultat i COVID-19, janë të dobishme.

94350674 1305146019682782 3395247449365807104 n

Bizneset kanë vlerësuar se kompensimi i pagave nga Qeveria është ndër masat më të dobishme për tejkalimin e situatës, përcjell Telegrafi.

95191501 558666644854218 1918583000887459840 n

Gjithashtu, 95.54 % qind e këtyre bizneseve mendojnë se Qeveria duhet të ndërmarrë masa shtesë për mbështetjen e bizneseve gjatë periudhës së coronavirusit.

94340940 517513565589118 6149949450505682944 n

Kurse, 380 biznese nga 560 që janë përfshirë në hulumtim, mendojnë se Qeveria duhet të ndërmarrë masa për kompensim të plotë të shpenzimeve.

95191501 558666644854218 1918583000887459840 n 1

Më tej, në hulumtim thuhet se 201 biznese nga 560, mendojnë të tejkalojnë gjendjen aktuale përmes financimit nga institucionet bankare.

Kurse, 158 biznese planifikojnë të zvogëlojnë fuqinë punëtorë për të tejkaluar gjendjen aktuale, përcjell Telegrafi.

94621864 1313112729077452 2590834640721805312 n

Tutje në hulumtim thuhet se 206 biznese kanë deklaruar se ka shumë gjasa që biznese i tyre të falimentojë, përcjell Telegrafi.

Ndërsa, 327 biznese kanë deklaruar se kanë hasur në probleme por që ka pak gjasa të falimentojnë./Telegrafi/

94225818 235738577673256 8322380828361359360 n 1