Ndezi të dashurin për së gjalli, flakët provoi t’i shuante në formë shumë të pështirë (Foto)

Leigh Ann Sepelyak nga Pennsylvania e Shteteve të Bashkuara, e ka lyer me benzinë të dashurin Grady Spencer Ill dhe i ka vënë flakën.
Por, 38-vjeçarja është penduar dhe ka provuar të shuate zjarrin, duke i hedhur sipër një kovë me urinë të cilën e përdorin në mungesë të tualetit.

Familjarë që jetojnë në të njëjtën shtëpi, kanë dëgjuar britmat e tij dhe janë vënë në ndihmë, ndërsa e kanë dërguar më pas në spital.
Derisa viktima po trajtohet për 35 për qind të djegieve në pjesën e poshtme të trupit, ajo po qëndron në mbajtje nën akuzën për tentim vrasje dhe zjarr vënie të qëllimshme. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































