Ndeshja historike Kosovë–Turqi, katërshja e UÇK-së e ndjek nga Haga

Ndeshja historike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë që zhvillohet sonte në "Fadil Vokrri" do të ndiqet edhe nga katërshja e UÇK-së në Hagë.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të kenë mundësinë t'i përjetojnë emocionet e forta të 90 minuteshit historik nga ballafaqimi i Dardanëve me rivalin e finales së play-off-it të botërorit 2026.
Kjo ndeshje do të përcjellët nga Qendra e Paraburgimit në Sheveningen të Hagës përmes Televizionit Publik të Kosovës.
Kjo i është konfirmuar KosovaPress-it nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Ndeshja historike mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, prej orës 20:45.
Një fitore eventuale e Kosovës sot, vlen një vend në Kampionatin Botëror të futbollit 2026.



















































