LAJMI I FUNDIT:

Ndeshja e madhe Feronikeli – Prishtina, ‘Plisat’ i sigurojnë 200 bileta nga organizatori

Ndeshja e madhe Feronikeli – Prishtina, ‘Plisat’ i sigurojnë 200 bileta nga organizatori

Feronikeli do ta pres Prishtinës në ndeshjen vendimtare për titull të kampion. Nikli ka 77 pikë, dy më shumë se Prishtina që është e dyta me 75 pikë.

Vendasve iu konvenojnë dy rezultate, fitorja dhe barazimin, ndërsa Prishtina duhet vetëm të fitojë që të bëhet kampioni.


Në takimin e mbajtur sot në FFK mes klubeve, Feronikeli ka pranuar që t’i ndaj 200 bileta për tifozët mysafirë ‘Plisat’. Lajmin e kanë konfirmuar edhe Plisat.

“Të dielën shkojmë për titull në Drenas. Përballë do ta kemi Feronikelin, e pranë do t’i qëndrojmë besnik si gjithmonë, vetëm Prishtinës…”.

“Nisja bëhet nga Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë nga ora 13:30. Në po të njëjtin shesh pasi që numri i biletave për ne, për këtë ndeshje është i limituar, kurse interesimi i madh. Ndeshja do te transmetohet direkt me projektor nga ora 16:00”.

“Kësaj radhe organizatori ka ndarë për neve vetëm 200 bileta, andaj selektimi i anëtarëve për këtë udhëtim do të jetë strikt”, thuhet në njoftimin e Plisave për ndeshjen që zhvillohet të dielën nga ora 16:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori