Kemi parë shpesh makina që ndërtohen në punëtori të zakonshme, mirëpo nxjerrja e tyre në rrugë është e pamundur

Johan Ackemann nga Afrika e Jugut, ka shfrytëzuar pjesë nga makinat e ndryshme dhe i ka përpunuar, për të ndërtuar një makinë garash që ngjanë me Sauber-Mercedes C9, transmeton Telegrafi.

Mekaniku 64-vjeçar, ka punuar për një kohë të gjatë, për ta kthyer këtë model, që është larguar nga skena e garave, që nga ndodhia e Le Mans në vitin 1955.

Brenda makinës, është vënë motori me 3.2 litra V6 që prodhon 370 kuaj fuqi, ndërsa ndërtimi në përgjithësi i mundëson të arrijë shpejtësi të lartë.

Kjo makinë, që është legale të vozitet në rrugë, mund të arrijë deri në 300 kilometra në orë, derisa edhe në aspektin e rehatisë, është e mirë. /Telegrafi/