Ndërtesa e gjelbër me suva pre gjipsi në bulevardin “Dimitrie Çupovski ” në Qendër të Shkupit është ka stil barok. Por, me të kaluar nga ana e pasme shihet pamja e vjetër pa fasadë barok. Asgjë nuk është punuar, gjithçka duket si më parë. Ndërtesa nga prapa mban pamjen e parë të ndërtimit të saj me suva të thjeshtë. Ndërsa, banorët thonë se ata janë pajtuar për ndërtimin e ballinës me stil barok, por me kusht që pjesës së prapme t’i bëhet izolim. Megjithatë, deri tani asgjë nuk është punuar.
“Gjyshes ti japësh për të veshë fustan nusërie, ashtu duket. Na premtuan sipas kontratës se do ta bëjnë pjesën e prapme. Pas pajtimit që ta bëjnë pjesën e përparme thanë se do ta bëjnë pjesën e prapme dhe tash nuk e dimë se kur do të bëjnë fasadën, ne po shpresojmë se do ta bëjnë. Thanë se vetëm lyerje do ti bëjnë, përmirësim të fasadës; thanë se do të vendosin stiropor si ndërtesat e thjeshta pa stilin barok, vetëm fasadë të re”.
“Fasada e parë është e jona në Shkup. Duhet të suvatohet por nuk ka mjete, nga kjo anë nuk ka fasadë, nuk mundet ta mbërrijnë e këshilli i shtëpisë nuk e bën. Kjo është ndërtesë e vjetër. Nga para mirë e kanë bërë”, u shprehën disa banorë.
Përmes një komunikate, Qyteti i Shkupit njofton se rikonstuktimi i fasadave realizohet me ndihmë të qeverisë dhe përfitimet nuk janë vetëm të karakterit estetik-urbanistik, por edhe se do të ketë përmirësim të efikasitetit energjetik të objekteve. Në shkresën dërguar TV21 shpjeguan se punimet janë kryer në pjesën ballore, me çka këto objekte marrin një të ashtuquajtur pasaportë energjetike, ndërsa për pjesët e brendshme do të duhet të organizohet ndryshe.
Nga ana tjetër, arkitektët kanë vërejtjet e tyre, në përgjithësi për projektin Shkupi 2014.
Sipas arkitektit Vildan Etemi, fasadimi është i cilësisë të dobët në krahasim me ato të vjetra baroke që janë të gjitha me punë dore. Kurse për nevojën e rindërtimit thotë që Shkupin nuk e lidh historia për të pasur stil barok.
“Përdoren stiropor i plastifikuar e cila përdoret për eksterier dhe është i lirë në tregun tonë, kurse materialet të teknologjisë më të re janë më të shtrenjta me i përdorë si p.sh. materiali i çelikut, qelqi materiale alumini, titani etj, që janë të shtrenjta. Ne nuk kemi hasur në histori në Shkup që të revitalizojmë ato stile të cilat kanë kaluar në disa periudha kohore. Po e përmendi edhe qytetin e Krakovës në Poloni, e cila është e shkatërruar plotësisht në vitin 1939 nga okupatori gjerman që mbas luftës kanë revitalizuar, kanë ndërtuar objektin në formën e mëparshme”, tha Vildan Etemi, Arkitekt.
Projekti për rindërtimin e banesave dhe ndërtesave me fasada të stilit barok do të vazhdojë edhe në 15 objekte në Qendër të kryeqytetit. Këshilli i Qytetit të Shkupit ka konfirmuar se do të bëhen fasada të ndërtesave ku bëjnë pjesë ndërtesa e Odës Ekonomike, objekti Metropol, si dhe dhjetëra ndërtesa në rrugën Maqedonia dhe Dame Gruev. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=KYMW4OqCnTs
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OBRM-PDUKM: Kryetari i LSM-së po vepron në përputhje të plotë me deklaratat partiake të LSDM-së

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Faturat e energjisë elektrike në RMV, kërkohet që çdo muaj të lexohen njehsorët

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës