LAJMI I FUNDIT:

Spitali i Pejës: Ndërron jetë një 32-vjeçar i dyshuar me COVID-19

Spitali i Pejës: Ndërron jetë një 32-vjeçar i dyshuar me COVID-19

Një 32-vjeçar i dyshuar me COVID-19 ka vdekur të shtunën mbrëma në Pejë.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës njofton se ai kishte kryer testin, por ende nuk kishte pasur rezultat.


Nga njoftimi i Spitalit, ai kishte pasur sëmundje tjera shoqëruese.

“Një pacient i moshës 32-vjeçare nga Komuna e Pejës i shoqëruar edhe me sëmundje tjetër të rëndë, fatkeqësisht ka vdekur mbrëmë. I ndjeri ka qenë i dyshuar me COVID-19, ka kryer testin por ende nuk ka pasur rezultat. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit”, thuhet në njoftimin e Spitalit, përcjell Telegrafi.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i rasteve aktive ka shkuar në 2 mijë e 995. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 6 mijë e 917 që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para.

Kurse deri më tani, 169 persona e kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori