Ndërron jetë një 23-vjeçar nga Velesi, u godit nga një metal gjatë ndërtimit të një fabrike në Shkup

Rrëzohet nga objekti ku ishte duke punuar, lëndohet rëndë një person në Mamushë Rrëzohet nga objekti ku ishte duke punuar, lëndohet rëndë një person në Mamushë
Një 23-vjeçar ka ndërruar jetë në rajonin e Petrovecit në Shkup. Siç thonë nga policia, ai u godit nga një konstrukt metali derisa kryente punë ndërtimore në një fabrikë në Shkup.
“Më 19.02.2026, në orën 15:00, në SPB-Shkup u raportua se në zonën industriale në Komunën e Petrovecit, gjatë kryerjes së punëve në një objekt në ndërtim të një fabrike, një profil metalik ra nga lartësia mbi E.A. (23) nga Velesi, i cili vdiq në vendngjarje si pasojë e lëndimeve të marra".
"Mjeku i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen, dhe sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për obduksion. Rasti është raportuar tek inspektori i punës, dhe një ekip hetues nga SPB-Shkup ka kryer inspektimin në vendngjarje”, thonë nga MPB.
Nga
Telegrafi
20/02/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































