LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë Henry Kissinger, sekretari i shtetit në kohën e presidentëve Nixon dhe Ford

Ndërron jetë Henry Kissinger, sekretari i shtetit në kohën e presidentëve Nixon dhe Ford

Henry Kissinger, diplomati përgjegjës për disa nga vendimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara gjatë Luftës së Ftohtë, ka vdekur në shtëpinë e tij në Konektikat.

Ai ishte 100 vjeç.

Një shtyllë në administratat presidenciale të Richard Nixon dhe Gerald Ford, Kissinger i shërbeu Nixon-it si këshilltar për sigurinë kombëtare, dhe më vonë sekretar i shtetit.


Ai luajti një rol qendror në agjendën diplomatike të Nixon-it dhe udhëhoqi rrugën për afrimin amerikan me Kinën dhe zbutjen e tensioneve me Bashkimin Sovjetik.

Ai lindi në Gjermani më 27 maj 1923, si Heinz Alfred Kissinger.

Më pak se tre muaj para Kristallnacht, në 1938, familja e tij hebreje u largua nga Gjermania naziste dhe u zhvendos në qytetin e Nju Jorkut, ku ai u bë i njohur si Henry. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Incidenti në Mynih të Gjermanisë me të paktën 28 të lënduar - i dyshuari është një azilkërkues afgan, momenti i arrestimit të tij

Incidenti në Mynih të Gjermanisë me të paktën 28 të lënduar - i dyshuari është një azilkërkues afgan, momenti i arrestimit të tij

Evropa
Çfarë dihet deri më tani për incidentin në Mynih, ku mbetën të lënduar të paktën 28 persona?

Çfarë dihet deri më tani për incidentin në Mynih, ku mbetën të lënduar të paktën 28 persona?

Evropa
Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Evropa
Vullnetarët e huaj që duan t'i bashkohen ushtrisë ukrainase duhet ta kalojnë testin e poligrafit

Vullnetarët e huaj që duan t'i bashkohen ushtrisë ukrainase duhet ta kalojnë testin e poligrafit

Evropa
Ukraina do të marrë pjesë në negociata, thotë zëdhënësi i Kremlinit

Ukraina do të marrë pjesë në negociata, thotë zëdhënësi i Kremlinit

Botë
Zelensky: Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje SHBA-Rusi të bërë pa Ukrainën

Zelensky: Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje SHBA-Rusi të bërë pa Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori