Aktori britanik, David Prowse, i cili luajti në "Star Wars" ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur kompania e tij e menaxhimit, ndërsa aktori përballej me një sëmundje, shkruan CNN.


"Me shumë keqardhje për ne dhe miliona fansa në të gjithë boton, njoftojmë se Dave Prowse ka ndërruar në jetë në moshën 85 vjeçare", thuhej në njoftim.

130508143011 villain darth vader horizontal large gallery (Foto: CNN)

Prowse veshi kostumin e zi për të luajtur Darth Vader, por ishte aktori James Earl Jones ai që siguroi zërin e personazhit.

Theksi anglisht i Prowse në West Country mendohej se ishte i papërshtatshëm për pjesën.

201129085759 file david prowse 2 exlarge 169 (Foto: CNN)

Ai vazhdoi të luante Darth Vader në të tre filmat origjinalë "Star Wars", në 1977, 1980 dhe 1983. /Telegrafi/