LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë Aldi Rama, autori që vrau policin në Lezhë

Ndërron jetë Aldi Rama, autori që vrau policin në Lezhë
Foto: Ilustrim

Aldi Rama që vrau me armë zjarri oficerin e krimeve Saimir Hoxha në Lezhë dhe më pas qëlloi veten, ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të mërkure në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ai vrau policin Saimir Hoxha ditën e djeshme dhe për gjashtë orë u arratis dhe i fshihej Policisë së Shtetit.

Në vendin e ngjarjes mbërritën Forcat Speciale, forcat RENEA dhe efektivë nga Tirana të cilët u vunë në ndjekje të autorit.


Pas disa orësh kërkimesh edhe me helikopter 21-vjeçari u lokalizua. Aldi Rama qëlloi të paktën dy herë drejt helikopterit të policisë, ndërkohë policia vuri në dispozicion 20 mijë euro për këdo që jepte informacion të vlefshëm për vendndodhjen e autorit të vrasjes së policit 44-vjeçar.

Vetëqëllohet me armë Aldi Rama, autori i dyshuar i vrasjes së oficerit të policisë
Lexo po ashtu Vetëqëllohet me armë Aldi Rama, autori i dyshuar i vrasjes së oficerit të policisë

Sipas policisë, efektivët i kanë bërë thirrje që të dorëzohet, por ai ka kundërshtuar dhe më pas është vetëplagosur me armën e tij para se të arrestohej nga policia.

21-vjeçari u gjet i vetëplagosur në një zonë mes shkurresh, ndërsa pranë kishte një pistoletë dhe telefonin. Pasditen e vonë i riu u shoqërua fillimisht në spitalin rajonal të Lezhës, më pas u transportua drejt Traumës në gjendje kritike për jetën ku ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori