Ditën e sotme (e diel) ka ndërruar jetë aktori i njohur nga Shqipëria, Koço Devole.

Siç raportojnë mediat shqiptare, ai ka vdekur si pasojë e coronavirusit teksa ishte i shtrire prej disa ditësh në spital.


75 vjeçari mësohet se vuante edhe nga sëmundja e leukemisë.

Screenshot 2020 11 01 at 4.49.46 PM  1 Foto: YouTube

Devole ndërkohë konsiderohet si një nga personalitetet më të njohura të humorit shqiptar, i cili ka qenë pjesëmarrës në shfaqe e filma të ndryshëm.

I njëjti shquhet për rolet e tij në: “Çanta e zezë”, “Gjuetia e fundit”, “Çanta me një million”, “Pushime në Romë” etj.

Prej disa vitesh ai punonte edhe në emisionin satirik “Fiks Fare”.

Koço gjithashtu ka qenë i pranishëm në komedinë e Ermal Mamaqit të vitit të kaluar, "2 Gisht Mjaltë". /Telegrafi/

bcde9f8ec6066c2b88d453c387eabeab "2 Gisht Mjaltë" (Foto: YouTube)