LAJMI I FUNDIT:

Ndërroi jetë bariu i cili u gjet pa ndjenja në bjeshkët e Kratovës

Ndërroi jetë bariu i cili u gjet pa ndjenja në bjeshkët e Kratovës

Bariu i cili u gjet i ngrirë në bjeshkët e Kratovës, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin e Shtipit.

Informacionin për “A1on” e kanë konfirmuar nga spitali. Pacienti është mjekuar me terapi konservative dhe ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga gjakderdhja në tru, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me siguri pacienti ka pasur marramendje dhe si pasojë e kësaj është rrëzuar në humnerë dhe ka qenë pa ndjenja. Pastaj edhe ka ngrirë”, tha në nga spitali.


Ndryshe, rasti i bariut që u gjet pa ndjenja, u bë i njohur pas reagimit të mjekut Pavle Zafirov, i cili i revoltuar nga institucionet e tregoi tërë ngjarjen që ka kaluar me këtë pacient.

Ai tha se pasi makina e ndihmës së shpejtë nuk ka mundur të ngjitet deri tek bariu për shkak të terrenit të papërshtetshëm, ai së bashku me katër persona e kanë bartur në dorë pacientin për pesë orë, deri në Spitalin e Shtipit.

Siç shkroi në Facebook mjeku Zafirov, institucionet tek të cilat është drejtuar për ndihmë, nuk i janë përgjigjur thirrjes së tij.

Nga Qendra për menaxhim me kriza, dje thanë se prej tyre nuk është kërkuar helikopter dhe për këtë arsye nuk kanë ndihmuar.

Për rastin e bariut, që u gjet pa ndjenja në bjeshkët e Kratovës, reagoi edhe zv.kryeministri Nikolla Dimitrov. Ai kërkoi nga institucionet shëndetësore që ta heqin nga përdorimi fjalën “nuk jemi kompetent” dhe të veprojnë si njerëz./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori