Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me të ditës së sotme, dhe temperatura më e ulët do të jetë 1 gradë, kurse më e larta e ditës do të arrijë në 6 gradë celsius.

Ky institucion, njofton se sot mbi vendin tonë ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe relativisht i qetë.


Temperatura më e ulët u shënua 0 gradë, ndërsa më e larta e ditës ka arritur në 6 gradë celsius.

Shtypja atmosferike është luhatur në kufijt 951 deri 953 milibar, lagështia relative e ajrit nga 97për qind sa ishte në mëngjes, gjatë ditës ka zbritur në 90 për qind, ndërsa dukshmëria horizontale nga 1 kilometër është rritë në 8 kilometra. /Telegrafi/